KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i jashtëm i koresë së veriut, vizitoi dje Havanën

Ministri i jashtëm i koresë së veriut, vizitoi dje Havanën

Kuba, një nga aleatët e paktë të Koresë së Veriut, mbrojti dje paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean si dhe inkurajoi dialogun për të pakësuar tensionet mes regjimit të Penianit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu u shpreh ministri i jashtëm kubanez, gjatë një takimi që zhvilloi në Havanë me homologun e tij koreano verior. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP, vizita e koreano-veriorit Jong-Ho në Kubë erdhi pasi Uashingtoni dhe Peniani kanë mprehur armët në lidhje me raketat bërthamore të vendit komunist të cilat besohet se janë të afta të godasin pjesën kontinentale të SHBA-ve. Sipas një deklaratë të publikuar nga Havana zyrtare, dy ministrat shprehën shqetësimin e tyre për përshkallëzimin e tensioneve. – Ministrat diskutuan përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin e socializmit në përputhje me realitetet e vendeve të tyre, – thuhet në deklaratë. Kuba dhe Korea e Veriut janë vendet e fundit në botë që vijojnë të zbatojnë ekonomi të komanduar të stilit sovietik, megjithëse nën drejtimin e Presidenti Raul Kastro, vendi i Karaibeve ka marrë hapa drejt një tregu që orientohet më shumë për nga stili kinez dhe ai i Vietnamit. Kuba ka një ambasadë në Korenë e Veriut, por tregtinë e zhvillon përgjithësisht me jugun. Vetëm vitin e shkuar, shkëmbimet tregtare me këtë të fundit shënuan shifrën e 67 milionë dollarëve, ndërsa me veriun u shënuan vetëm 9 milionë dollarë shkëmbime tregtare.

Sicred