KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i Jashtëm Grek, Niko Kocias, për Maqedoninë
Ministri i Jashtëm Grek, Niko Kocias, për Maqedoninë

Ministri i Jashtëm Grek, Niko Kocias, për Maqedoninë

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë është një mundësi historike që kontribuon në sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kështu u shpreh ministri i jashtëm grek, Niko Kocias gjatë një takimi të zhvilluar sot në Athinë me homologun e tij gjerman Heiko Maas. Greqia mund të luajë një rol të rëndësishëm në qëndrueshëmërinë ë ballkanit dhe reduktimin e tensioneve, u theksoi Kocias. Maas, i cili në fillim të kësaj jave ishte në Shkup për të shprehur mbështetjen e gjermanisë për marrëveshjen e arritur me Greqinë, tha gjatë konferencës me Kozias se shpresonte që marrëveshja të zbatohej pasi ajo kontribuon në pajtimin e dy popujve. Zyrtari gjerman vijoi më tej duke thënë se shpresonte që pakti të mbështetej gjerësisht në Greqi, ku ka hasur kundwrshti si nga radhdwt e zyrtarëve të koalicionit qeverisës ashtu edhe nga Demokracia e Re dhe parti të tjera opozitare. Ministri i jashtëm grek shtoi më pas se besonte se nëse marrëveshja në fjalë do të miratohej në Maqedoni, ajo do të ratifikohej më pas nga parlamenti grek dhe muaji janar i vitit të ardhshëm është edhe koha kur Kocias tha se shpresonte që të ndodhte kjo procedurë.

Sicred