KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri i Brendshëm italian Salvini, për komunitetin rom
Ministri i Brendshëm italian Salvini, për komunitetin rom

Ministri i Brendshëm italian Salvini, për komunitetin rom

Ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini, i cili gjithashtu mban postin e njërit prej Zëvendës-Kryeministrave në kabinetin Konte, është shprehur së fundmi se dëshiron që në vend të mbahet një census për komunitetin rom, i cili do të çojë në deportimin e shtetasve jo italianë. Rreth 130 mijë romë ndodhen në itali dhe shumë prej tyre jetojnë në kampe të palicensuara në rrethinat e qyteteve. Ministri i Brendshëm Salvini tha për një televizion se u kishte kërkuar zyrtarëve të dikasterit që ai drejton që të përgatisnin një dosje për cështjen e Romëve në itali sepse nuk është bërë asgjë që nga koha e ish ministrit Roberto Maroni.- Do të ketë një sondazh për të parë se kush janë ata, si jetojnë dhe sa janë. Do të kemi një regjistër, – shpjegoi ai, duke shtuar se romët që nuk kishin të drejtë qëndrimi në itali do të deportoheshin, por për fat të keq do të mbaheshin ata që ishin shtetas italianë. Komentet e tij për romët u hodhën poshtë nga zëvendëskryeministri tjetër, lideri i Pesë Yjeve, Luixhi di Majo, i cili bëri të qartë se censusi ishte në kundërshtim me kushtetutën. Një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të romëve u shpreh se censusi i bazuar mbi etnicitet ishte kundër ligjit italian. Kundërshtarët politikë të Salvinit u shprehën se ishin të tmerruar nga ideja. Grupet hebreje thanë se plani të kujtonte ligjet e Musolinit për racën. Pasi tërhoqi një sërë kritikash, Salvini u shpreh më vonë tha se synimi i tij i vetëm ishte mbrojtja e fëmijëve romë.

Sicred