KRYEFAQJA » LAJME » Ministri i Brendshëm Demiraj : “Të vendosur të bëjmë dallimin”
Ministri Demiraj: Të thellohen operacionet antidrogë

Ministri i Brendshëm Demiraj : “Të vendosur të bëjmë dallimin”

18 ditë pas marrjes së postit të ministrit të brendshëm në qeverinë Rama, kolonel Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të punës së tij, ndërsa ka shprehur angazhmin për të luftuar luftën kundër drogës dhe batimin e ligjit. “Luftë pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatojë ligjin dhe misionin kushtetues. Të vendosur të bëjmë dallimin”, shkruan ministri teknik Demiraj në rrjetin social Fejsbuk. Sipas zotit Demiraj që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5295 bimë narkotike dhe sekuestruar  80 doza heroinë. Ndërkaq janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 janë në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone të trafikut të drogës. Aktualisht po vazhdon monitorimi nga ajri për mbjelljen e kanabisit në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.

Sicred