KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministri Gjiknuri për Unazën e Fierit
Ministri Gjiknuri për Unazën e Fierit

Ministri Gjiknuri për Unazën e Fierit

Kantieri rrugor në unazën e Fierit, është inspektuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe Drejtorit të ARRSH-së. Në segmentin e parë Rr.Patosit-QTU Fier, përfundon ndërhyrja brenda 24 orësh dhe hapet për trafikun  e mjeteve të qarkullimit. Ndërkaq, po vijon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek rrethrrotullimi i Patosit. Po punohet me intensitet ndërsa parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e mjeteve.Ministri Gjiknuri theksoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka në zbatim tanimë një plan ndërhyrjeje për rehabilitimin e shumë akseve rrugore të konsideruara si problematike në gjithë vendin. Sipas tij, fillimisht është ndërhyrë në akset që janë konsideruar në gjendje më emergjente ndërsa pjesa tjetër e ndërhyrjes do të kryhet gjatë muajit Shtator.

 

Sicred