KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ministri Gjiknuri dhe Ambasadorja Gjermane inspektojnë punimet në Portin e Durrësit
Ministri Gjiknuri dhe Ambasadorja Gjermane inspektojnë punimet në Portin e Durrësit

Ministri Gjiknuri dhe Ambasadorja Gjermane inspektojnë punimet në Portin e Durrësit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Ambasadorja Gjermane në vendin tonë, ishin për të inspektuar punimet në terminalin lindor të Portit Kombëtar të Durrësit, ku po punon firma konçensionare EMS APO. Ministri vlerësoi punën që po bëhet, ndërkohë që evidentoi edhe disa problematika. Sipas tij këto probleme janë prej shume kohësh të trashëguara në këtë port, duke i lidhur me paraardhësit që kanë pasur në dorë vënien në vijë të ecurisë së sektoreve të Portit të Durrësit. Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, u shpreh mjaft optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve duke thënë se është e dukshme që çdo gjë pop shkon siç duhet. Për Ambasadoren Shutz, ky bashkëpunim në Portin e Durrësit, duhet të vijojë edhe më tej me bashkëpunime të tjera mes kompanive gjermane dhe Shqipërisë, e pse jo edhe vetë kompanive shqiptare.

Sicred