KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministri Gjerman prezanton Insitutin gjerman-kolumbian të Paqes në Bogota, ndihmesë në përpjekje për paqe
Frank-Walter Steinmeier, ministri gjerman, kolumbi , bogota, instituti i paqes

Ministri Gjerman prezanton Insitutin gjerman-kolumbian të Paqes në Bogota, ndihmesë në përpjekje për paqe

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier prezantoi sot Institutin gjerman-kolumbian të Paqes në Bogota, për të ndihmuar në përpjekjet e pajtimit, pas disa dekadash të luftës civile në vendin e Amerikës Jugore. Në ceremonine e hapjes, Steinmeier tha se Gjermania do të vëzhgojë procesin e paqes. “Ju keni një partner në Gjermani, një partner për paqe,” shtoi ai. Instituti do të mbështesë programet Master dhe Doktoraturë në Kolumbi, që të sigurojë njohuri lidhur me studimet ndërdisiplinore të pajtimit për studentët kolumbiane. Konferenca dhe projekte kërkimore janë tashmë në fazën e planifikimit, në bashkëpunim me universitetet gjermane dhe kolumbiane. Instituti i cili ka përfituar një subvencion prej 400 000 eurosh nga Berlini do të nisë zyrtarisht punën më vonë, këtë vit. Qeveria kolumbiane dhe Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë FARC arritën një marrëveshje paqeje në nëntor, duke i dhënë fund konfliktit që shkaktoi më shumë se 260 000 të vdekur dhe miliona të zhvendosur prej më shumë se gjysmë shekulli.

Sicred