KRYEFAQJA » LAJME » Ministrat teknikë drejtë dorëheqjeve
Ministrat teknikë drejtë dorëheqjeve

Ministrat teknikë drejtë dorëheqjeve

Ministrat teknikë kanë përgatitur dorëheqjet dhe ato nesër do të jenë në tryezën e kryeministrit Edi Rama. Sipas informacioneve të Televizionit Shqiptar, është bërë e ditur se secili prej ministrave dhe zëvendëskryeministrja, ia ka kaluar gradualisht të gjitha kompetencat zëvendësministrave. Ministrat teknikë punuan rreth 3 muaj pranë qeverisë Rama, që nga data 22 maj kur morën detyrën dhe u betuan në presidencë. Synimi i përfshirjes së tyre në kabinet, ishte monitorimi i zgjedhjeve dhe moslejimi i përfshirjes së administratës në këto zgjedhje. Por sipas kreut të opozitës Lulzim Basha, kryeministri i kishte blerë zgjedhjet para se ministrat opozitarë të merrnin drejtimin e disa dikastereve.

Sicred