KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ministrat e jashtëm të G7-ës, takim në Toronto

Ministrat e jashtëm të G7-ës, takim në Toronto

Ministrat e Jashtëm të grupimit G7, ku bëjnë pjesë vendet më të industrializuara të botës, kanë rënë dakord për ngritjen e një task force që do të monitorojë ato që i quajnë “sjelljet dashakeqe” të Rusisë. Në fakt, tensionet mes Perëndimit dhe Kremlinit janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, për shkak të rolit të Moskës në konfliktet në Siri dhe Ukrainë. Duke njoftuar lajmin, shefi i diplomacisë britanike, Boris Xhonson, ka deklaruar se aleatët janë të shqetësuar për veprimet e Moskës. Nga Torontoja, ku u zhvillua takimi i ministrave të Jashtëm, Xhonson ka thënë se vendet anëtare kanë pranuar të rrisin vëmendjen ndaj Rusisë, e cila i mohon akuzat. “Ajo që vendosëm është se do të ngremë një grup pune për të mbikëqyrur sjelljet dashakeqe të Rusisë. Ndaj sulmeve kibernetike, fushatave të keqinformimit apo tentativave për vrasje do të ketë reagim kolektiv”, ka thënë Xhonson.

Sicred