KRYEFAQJA » LAJME » Ministrat e jashtëm të BE vlerësojnë ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë

Ministrat e jashtëm të BE vlerësojnë ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë kërkuar të vlerësohet rëndësia e rezultateve në reformën në drejtësi për ecurinë e integrimit europian të vendit. Në drekën e punës të formatit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare e kandidatë, ministrit të jashtëm shqiptar iu shpreh vlerësimi për përkushtimin në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave, në të njëjten kohe që u kërkuan rezultate nga reforma në drejtësi. Siç bën të ditur Ministria për Europen dhe Punët e Jashtme, ministri shqiptar ka paraqitur nga ana e vet angazhimin me reformat në të njëjten kohë që ka kujtuar linjëzimin e pandërprerë të Shqipërisë me politikën europiane. Ministrat e jashtëm europianë kanë vlerësuar këtë sa dhe rolin e Shqipërisë në rajon si partner konstruktiv dhe me fqinjësi të mirë.

Sicred