KRYEFAQJA » LAJME » Ministeriali i Selanikut, zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal
Ministeriali i Selanikut, zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal

Ministeriali i Selanikut, zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe promovimi i bashkëpunimit rajonal

Në Selanik të mërkurën pasdite fillon punimet ministeriali dyditor mbi zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe promovimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal. Në takim do të marrin pjesë ministrat e jashtëm dhe të Brendshëm të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe zyrtarë nga Ministritë respektive të Energjisë.
Takimi synon të saknsionojë një bashkëpunim institucional ndërmjet vendeve të rajonit për terma me rëndësi strategjike si sfidat në çështjet e sigurisë, përballimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, krimit të organizuar, por edhe pasojave të krizës së refugjatëve, që në njerën apo tjetrën mënyrë vazhdojnë të kenë impakt në gjithë shtetet ballkanike.
Në takim do të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm, në çështje si lufta kundër zjarreve apo siguria energjitike dhe promovimi i lionjave të reja të energjisë.
Ky është ministerali i dytë i katër shteteve, pas atij të zhvilluar po në Selanik, në prill të vitit të kaluar. Aktivitete të këtij formati synojnë të përçojnë mesazhin se forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan mund të garantohen më mirë përmes zhvillimit të sinergjive dhe bashkëpunimit rajonal.

Sicred