KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Millbërn, 5 të vdekur nga përplasja e një avioni me një qendër tregëtare
Millbërn, 5 të vdekur nga përplasja e një avioni me një qendër tregëtare

Millbërn, 5 të vdekur nga përplasja e një avioni me një qendër tregëtare

Një aeroplan i vogël është përplasur me një qendër tregtare, pranë aeroportit Essendon, në Millbërn të Australisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit të së martës sipas orës lokale. Avioni u përplas me “Direct Factory Outlet” dhe shpërtheu në flakë. Pesë persona që udhëtonin kanë humbur jetën që të gjithë. Viktimat ishin katër amerikanë që udhëtonin për në King Island dhe piloti australian. Për fat qendra tregtare ka qenë e mbyllur dhe hapej për klientët në orën 10:00. Kjo ka bërë që të shmangej një tragjedi shumë më e madhe në numër viktimash.

Sicred