KRYEFAQJA » LAJME » Milinkoviç: “Dua të tre trofetë me Kukësin”
Mladen Milinkovic

Milinkoviç: “Dua të tre trofetë me Kukësin”

Kukësi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, nën drejtimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Drejtuesi serb i skuadrës kampione në fuqi po e përgatit skuadrën me dy seanca stërvitore në ditë. Përsa i përket merkatos, në një intervistë për RTSH Sport, Milinkoviç shprehet se ka mbetur i kënaqur me futbollistët që kanë ardhur dhe me presidentin Gjici që ia ka plotësuar të gjitha kërkesat. Nga skuadra e Kukësit u larguan shumë lojtarë në përfundim të sezonit të kaluar, e janë afruar 8 të rinj gjatë merkatos së verës.  Milinkoviç beson se futbollistët e rinj të ardhur në skuadër do të përshtaten mirë me njëri-tjetrin, vetëm duhet pak kohë.
Trajneri i skuadrës kampione në fuqi të Shqipërisë, beson se me skuadrën që ka do të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, madje synon të tre trofetë. Testi i parë për Kukësin e trajnerit Milinkoviç është finalja e Superkupës së Shqipërisë, ajo me Tiranën.

Sicred