KRYEFAQJA » LAJME » Milano, aksident i rëndë hekurudhor

Milano, aksident i rëndë hekurudhor

Një aksident i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e së enjtes në Milano. Nga përplasja e trenit humbën jetën 3 gra, 5 të tjerë janë të plagosur rëndë dhe afro 41 persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Treni, i nisur nga Cremona drejt Milanos doli nga shinat në rrugën mes stacioneve të Treviglios dhe Pioltellos në mëngjes herët. Në aksident u përfshinë 4 prej 6 vagonëve të tij, në një episod që detyroi ndërprerjen e menjëhershme të lëvizjes në linjën hekurudhore. Zjarrfikësit po përpiqen të çlirojnë disa pasagjerë të bllokuar në njërin prej vagonëve. Me dhjetëra policë, infermierë e mjekë ndodhen atje Agjencitë italiane të lajmeëve bëjnë të ditur se deri tani mendohet se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë keqfunksionimi i ndërrimit të shinave, ka bërë që 4 vagonë të dalin nga binarët. Zyrtarët sqarojnë sidoqoftë se është ende shpejt për të dalë në konkluzione, ndaj po presin rezultatin e hetimit. Ndërkohë Konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë, në Milano, Anila Pojani, konfirmoi për RTSH, se në këtë aksident nuk ka shtetas shqiptarë.

Sicred