KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Milani rikthehet në Kupat e Evropës
Milani rikthehet në Kupat e Evropës

Milani rikthehet në Kupat e Evropës

Më në fund vjen edhe lajmi i shumëpritur për të gjithë tifozët kuqezinj. Në mesditën e së premtes KAS ka vendosur të rikthejë Milanin në Kupat e Evropës. Klubi milanez do të marrë pjesë që këtë edicion, 2018-2019 në Ligën e Evropës në fazën e grupeve. Pas shumë ditësh të ankthshme, më në fund vjen një moment i gëzueshëm për Milanin, që mund të marrë pjesë në Evropë, gjë të cilën arriti ta fitojë nëpërmjet renditjes në vendin e 6-të në Serinë A.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ka vendosur t’ia kthejë sërish dosjen UEFA-s, e cila duhet ta rishikojë dhe të marrë më pas një vendim proporcional, gjithnjë duke u bazuar në gjendjen aktuale financiare të klubit italian, e cila është përmirësuar ndjeshëm pas ardhjes së Eliot. Dalja nga skena e Mister Li, i hetuar për të ardhura të dyshimta, ka qenë vendimtare në vendimin e KAS. Ardhja e multimiliarderit amerikan ka sjellë besim edhe te futbollistët. Vendimi i KAS do të ndihmojë mbi të gjitha klubin edhe përsa i përket merkatos. Rikthimi i dosjes së Milanit sërish në UEFA, nuk do të kalojë pa prekur klubin italian. Kjo situatë do të mbyllet me një gjobë të mundshme nga nr 1 i organizimit më të lartë evropian të futbollit. Gjithsesi vendimi përfundimtar për këtë do të jepet në ditët në vijim. “Janë parë të gjitha detajet, në aspektin financiar, në aspektin ligjor, pra gjykata ka patur mundësinë për të studiuar me detaje të gjitha gjërat, derisa mori këtë vendim” – ka thënë tepër i kënaqur Marko Fasone, drejtori i përgjithshëm i Milanit.

Sicred