KRYEFAQJA » LAJME » Milanesi: Faleminderit Shqipëri!
Milanesi: Faleminderit Shqipëri!

Milanesi: Faleminderit Shqipëri!

Ministri i Punëve të Jashtme Enzo Moavero Milanesi, ka falenderuar Shqipërinë për mirëpritur 20 refugjatë të anijes “Diciotti”. Në një mesazh në Tuiter ai e ka vleresuar si “Një sinjal i solidaritetit të madh dhe e miqësisë mjaft të vlerësuar nga Italia”.
Më parë Shqipëria ka shprehur gadishmërinë e saj për të ndihmuar Italinë e cila po ballafaqohet me një krizë të fortë të emigrantëve nga Afrika. Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati nëpërmjet një statusi në Tuiter u shpreh se “Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë” shkruajti zoti Bushati.

Sicred