KRYEFAQJA » LAJME » Milan largon Montellën, vjen Gatuzo

Milan largon Montellën, vjen Gatuzo

Barazimi me Torinon në shtëpi i ka kushtuar shtrenjtë Vincenzo Montelles. Trajneri është skarkuar mëngjesin e së hënës pas barazimit pa gola ndaj Torinos ditën e djeshme. “AC Milan komunikoi nëpërmjet një deklaratë për mediat shkarkimin e trajnerti Montella nga skuadra e parë. Tekniku i ri do të jetë Gennaro Gattuso që deri dje mbante postin e trajnerit të skuadres Primavera të Milanit. Montella ishte në pikëpyetje prej kohës për shkak të rezultateve zhgënjyese të këtij fillim sezoni ku Milani ka grumbulluar vetëm 18 pikë. Ditën e dielë, përpara ndeshjes me Torinon, drejtori Sportiv Mirabelli tha se zbresim në fushë për të fituar dhe jo për të marrë pjesë. Kjo shprehje e tij ishte thënë dhe më parë pikërisht në sfidën e barazuar në Greqi ndaj Aekut të Athinës për Europa Lige. Ndeshja me Torinon, e karakterizuar nga gabimet e shumta të sulmuesve të blerë këtë verë në merkato, kaloi me vërshëllima të shumta nga tifozët kuqëzinjtë. Vendimi për shkarkimin e Montellës u mor mbrëmjen e të dielës pas një konsultimi mes drejtorit sportiv Mirabelli dhe administratorit Marco Fasone. Montella i shkarkuar dhe Gatuzo është shpresa e Milanit. Një tjetër lojtar big i Milanit pas Inzaghit dhe Seedorf thërritet për të injektuar dozen e fitoreve që është e ngulur në ADN e kësaj skuadre. Dhe ndryshimi ishte mëse i nevojshëm. 8 pikë në 9 ndeshjet e fundit dhe disheza rrezikonte të ishte pa fund. Me një postim në Instagram, Vincenzo Montella përshendeti tifozët dhe lojtarët. “Të largohesh nga Milani është vërtetë e dhimbshme. Provova të jap gjithçka nga vetja ime për këtë skuadër, por me duhet të pranoj vendimin e marrë. Dua të falenderoj lojtarët dhe tifozët për momentet që kaluam sëbashku dhe shpresoj që Milan të arrije në majat e lartë ku i takon. Kam dështuar por do vazhdoj të bëj tifo për këtë skuadër përfundoi Montella. Tashmë është rradha e Gatuzos për të shpëtuar sezonin e Milanit.