KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Mikrofinancat shqiptare, një mundësi e mirë kreditimi për ata që nuk kanë një llogari bankare

Mikrofinancat shqiptare, një mundësi e mirë kreditimi për ata që nuk kanë një llogari bankare

Mikrofinanca shqiptare dallohet nga karakteristika e saj unike në shërbim të sipërmarrjes së lirë. Institucionet e mikrofinancës kanë injektuar në ekonominë shqiptare më shumë se një miliardë dollar, duke ndikuar jodrejpërdrejt në punësimin e të paktën 500 mijë personave në Shqipëri. Sot këto institucione shënojnë me shumë se 240 degë në të gjithë Shqipërinë, punësojnë rreth 1000 punonjës dhe kanë më shumë se 60 mijkë klientë të tyre.
Shifrat u bënë të ditura në eventin e 25 vjetorit të krijimit të shoqatave të mikrokreditit, që janë grupuar tashmë në Shoqatën e Institucioneve të Mikrofinancës. “Misioni ynë ka qenë në zbutjen e varfërisë si dhe në vetpunësim dhe zhvillimin e vetpunësimit” tha zoti Bajram Muça presidenti i shoqatës. “Sot ne mendojmë t’a kthejmë në institucion zhvillimi të bizneseve dhe jo të minimumit të jetesës” shtoi ai. Sipas zotit Muça mikrofinanca ka tregun e saj dhe i shërben asaj lloj klientele që është lënë jashtë vemendjes apo kujdesit të bankave. “Ne po shikojmë mundësinë që të ndikojmë me organet ligjvënëse për institucionet e mikrofinancave për të cilat egzistojnë eksperiencat” tha zoti Muça.
Institucionet financiare jobankare kanë shpalosur edhe idetë e tyre të reja për vitet në vijim, duke tentuar të krijojnë edhe bankat e mikrokreditit, një nismë mjaft e guximshme, për të cilën Banka e Shqipërisë ka kërkuar që të “peshohen” avantazhet dhe disavantazhet e institucionit të këruar me ato ekzistuese. Sidoqoftë, institucionet e mikrokreditit që vijonë të shënojnë tregues në rritje në tregun shqiptar, nuk kanë mundur të tërheqin vëmendjen dhe bashkpëunimin e institucioneve publike. Pothuajse asnjë funksionar i mesëm apo i lartë i qeverisë nuk ishte pjese e analizës 25 vjeçare. Ministria e shtetit mbrojtjen e sipërmarrjes, edhe pse kishte konfirmuar praninë dhe fjalën përshendetëse, nuk ishte e pranishme.

Sicred