KRYEFAQJA » LAJME » Basha: “Kjo nuk është protestë,është referendumi i shqiptarëve për republikën e re

Basha: “Kjo nuk është protestë,është referendumi i shqiptarëve për republikën e re

Pas 18 shkurtit, opozita mbajti protestën e radhës për të inaguruar atë që e ka cilësuar Republika e Re. Konceptuar deri në detaj si protestë paqësore ,me në fokus pjesëmarrje masive qytetare për të përcjellë mesazhin se shqiptarët janë të bashkuar për një ndryshim të madh, Lulzim Basha u shoqërua në këtë protestë, si asnjëherë më parë edhe nga vajzat e tij. “Kjo nuk është protestë, ky nuk është manifestim, është një referendum, referendumi i shqiptarëve për republikën e re. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar.Ne shqiptarët e bashkuar nuk e pranojmë, nuk e njohim e nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës” tha Basha. Entuziast se rritja qytetare është shtuar ndjeshëm, kreu demokrat konfirmoi vullnetin e tij për dialog , duke mos hequr dorë nga asnjë kërkesë sikundër janë krijimi i qeverisë teknike që do ti hape sipas tij rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Por aftësia për dialogu i opozites nuk duhet komentuar si tërheqje e saj nga protestat , do të nënkuptonte Basha, teksa nënvizoi se çadra e pagëzuar prej tij si e lirisë do të vazhdoje deri në përmbushje të misionit . Kryedemokrati konfirmoi sërish qëndresën e opozites, duke theksuar se ajo është e përgatitur për një tjetër marshim të madh. Me bindjen se ka mbështetjen e qytetarëve shqiptare si edhe të faktorit ndërkombëtar, pasi misioni i marr përsipër nga opozita ka në themel standartet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë protestë ashtu si edhe ajo e 18 shkurtit, para protestuesve ka marrë fjalën vetëm kryedemokrati Basha dhe disa qytetarë. Në ndryshim nga protestat e 4 viteve opozite, Basha u shoqërua nga lideri historik i demokratëve Berisha vetëm në selinë e partisë demokratike pas mbajtjes së mitingut. Ndërkohë që të pranishëm në këtë referendum siç e cilësoi Basha, ishin edhe zërat kundër të aksionit opozitarë të zgjedhur nga Lidershipi Basha.

Sicred