KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Migracioni, Merkel: Ka vullnet të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Migracioni, Merkel: Ka vullnet të mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Liderët e 16 shteteve të Bashkimit Evropian diskutuan dje për zgjidhjen e krizës së migrantëve, por pa arritur ndonjë vendim konkret. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se takimi gjeneroi vullnet të mirë për të zgjidhur diferencat mbi mënyrën se si do të menaxhohen refugjatët dhe migrantët ekonomikë të cilët janë të gatshëm të rrezikojnë jetët e tyre për t’u vendosur në Europë. Liderët e disa vendeve iu bashkuan Italisë dhe Francës në idenë për të ngritur qendra pritjeje në Afrikë, ku mund të përpunohen kërkesat për azil. – Bisedimet ishin të sinqerta dhe të hapura por nuk patëm ndonjë konkluzion konkret, – u shpreh kryeministri spanjoll Pedro Sançez. Katër vende anëtare të Europës lindore refuzuan të merrnin pjesë në takim për shkak të kërkesave që iu janë paraqitur për të marrë një numër më të madh azilkërkuesisht. Kryeministri i ri italian Xhusepe Konte paraqiti një plan që argumenton se rregullat aktuale të azilit janë paradoksale dhe jshtë kohë. Rregullat aktuale parashikojnë që migrantët mund të aplikojnë për azil në vendin ku zbarkojnë fillimisht, zakonisht në Itali ose Greqi. Konte tha se propozimi i tij me 10 pika do të ishte një ndryshim në mënyrën e përqasjes së Europës ndaj migracionit. – Kemi dhënë drejtimin e duhur për debatin që po vijon. Do të takohemi sërish të enjten, – tha ai duke iu referuar samitit që organizohet këtë javë nga Këshilli Europian. Kancelarja Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron u shprehën se kishin pak shpresë që të gjitha vendet anëtare do të mblidhen në një plan të vetëm imigracioni në samitin e ardhshëm. Zonja merkel, e cila po përballet me një krizë politike në vendin e saj për migracionin, tha se po kërkonte marrëveshje dypalëshe dhe trepalëshe për të përballuar presionet e migrimit. Vendet e BE-së, tha ajo, duhet të shohin se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin pa u dashur të presim që të gjithë anëtarët të jenë në një mendje. Idea e ngritjes së qendrave për azil kërkuesit në Afrikën e Veriut mori mbështetjen e disa liderëve, mes tensionve në rritje që kërcënojnë minimin e kohezionit të Bashkimit Europian.

Sicred