KRYEFAQJA » LAJME » Michel në Tiranë: “Ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë”
Michel në Tiranë: "Ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë"

Michel në Tiranë: “Ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë”

Shqipëria dhe Belgjika do të ruajnë një dialog të ngushtë për të nxitur zhvillimet lidhur me vendimin për të ardhmen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Deklarata është bërë sot në Tiranë nga kryeministri belg Charles Michel, pas takimit me mikpritësin e tij shqiptar Edi Rama. Zoti Michel nuk u shpreh lidhur me vendimin që do të marri vendi i tij, por vlerësoi përpjekjet që janë ndërmarrë nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama në fushën e sundimit të së drejtës, Reformën në Drejtësi. “Nuk mund të them tani vendim zyrtar, por Belgjika do të shprehet në muajin qershor. Megjithatë me shumë qartësi dhe vendosmëri them se ne dëshirojmë në një mënyrë apo tjetër të vazhdojmë përpjekjet për afrimin e BE me Shqipërinë” tha kryeministri belg. “Jam i bindur për ndershmërinë e vendit tim për të marrë parasysh përpjekjet që janë bërë dhe për të vënë në dukje gjithçka është e mundur që të kemi rezultate të prekshme nga qytetarët e vendit tuaj që ky afrim të mos jetë një afrim fasade, por të shprehet në mundësinë për të konsoliduar lidhjet në fusha të ndryshme politike, diplomatike, në fushën e sigurisë, menaxhimit të emigracionit, tregtinë etj” shtoi më tej zoti Michel.

Duke shpjeguar hapat që do hidhen kryeministri belg tha se “Është në fillim mbledhja e shefave të qeverive të vendeve anëtare të BE-së, pastaj do të vendoset në rendin e ditës në mbledhjen zyrtare dhe në atë moment do të komunikoj vendimin e Belgjikës. Megjithatë do të jap një mesazh vullneti dhe do të kemi rastin të vazhdojmë rregullisht këtë dialog me kryeministrin sepse nnë bëj pjesë në ata që mendojnë se duhen njohur përpjekjet e kryera” tha ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama u pyet nëse do të udhëtonte sëbashku me kreun e opozitës Lulzim Basha për të zhvilluar takime në kancelaritë kryesore europiane për të garantuar marrjen e miratimit për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. “Pyetja s’ka nevojë për përgjigje. Do të ishte shumë e vlefshme nëse ajo do të ndodhte” tha zoti Rama

Sicred