KRYEFAQJA » LAJME » Michael Roth takon Ramën dhe Bashën: Çoni reformat përpara që të hapni negociatat në 2019-ën

Michael Roth takon Ramën dhe Bashën: Çoni reformat përpara që të hapni negociatat në 2019-ën

Ministri gjerman për Europën Mikael Rot është takuar paraditen e sotme me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Takimet janë bërë të ditura nga vetë ministri Rot në rrjetin social me vlerësimet se Shqipëria ka arritur shumë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, ndërsa duhet të çojë përpara reformat që të arrijë të çelë negociata në 2019.
Ministri gjerman për Europën njofton se bisedimet me kryeministrin shqiptar kanë qenë shumë të mira për hapat e mëtejshëm të reformës dhe në kontekstin e perspektives reale e të prekshme europiane. Për numrin një të çështjeve europiane në Gjermani, një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm, në paqe, begati dhe demokratik, është në interesat jetike kombëtare dhe europiane. Shqipëria ka shumë për të ofruar, përfundon në statusin për takimin me kryeministrin shqiptar, zoti Rot, ndërkohë që ka apeluar për mbështetje të fortë e të besueshme nga të gjithë aktorët politikë ne statusin mbi përmbajtjen e takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha. Ministri gjerman bën gjithashtu të ditur se ka dialoguar konstruktivisht me zotin Basha, për çuarjen më tej të reformave në Shqipëri.