KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mianmari kundërshton raportin e OKB-së

Mianmari kundërshton raportin e OKB-së

Mianmari ka hedhur poshtë një raport të OKB-së i cili bën thirrje që figurat kryesore të ushtrisë së tij të hetohen për genocid ndaj minoritetit musliman të Rohinxhave. Zëdhënësi i qeverisë së atij veni bëri të ditur se Mianmari nuk është dakord dhe nuk pranon asnjë rezolutë të përgatitur nga Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut. Sipas zëdhënësit, Mianmari tregon zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut. Deklarata e zëdhënësit është edhe ëprgjigja që qeveria burmeze i jep raportit të paprecednetë të OKB-së që u publikua të hënë që lamë pas. – Ne nuk e lejuam misionin faktmbledhës të OKB-së të hynte në Mianmar, dhe kjo është arsyeja se pse ne nuk biem dakord dhe nuk pranojmë asnjë rezolutë të përgatitur nga Këshilli I të Drejtave të njeriut, – tha zëdhënsi, duke shtuar se Mianmari ka Komisionin e tij të Pavarur të Hetimit që do t’u përgjigjet pretendimeve të rreme të ngritura nga agjencitë e OKB-së dhe komunitetet e tjera ndërkombëtare. Ndërkohë, Kina, e cila ka marrëdhënie të ngushta ekonomike dhe diplomatike me Mianmarin, e ka krititkuar raportin e OKB-së, ndërkohë që më parë ishte shprehur cështja e Rohinxhave ishte shumë e komplikuar. – Kritikat e njëanshme ose ushtrimi i presionit nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, – u shpreh dje zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze.

Sicred