KRYEFAQJA » LAJME » Miami merr “ok”-in për të luajtur në MLS

Miami merr “ok”-in për të luajtur në MLS

Superliga angleze e futbollit ka dhënë zyrtarisht miratimin për skuadrën e Majemit, të mbështetur nga David Beckham për të luajtur në Major League Soccer por ende nuk dihet se kur do të fillojë të aktivizohet në këtë kampionat skuadra e shumëpritur nga të gjithë. Majemi mbështetet financiarisht nga Garber dhe Beckham. Të dy financuesit ia kanë dhënë lajmin e shumëpritur në një konferencë, qindra tifozëve të pranishëm. “Misioni ynë për të sjellë Majemin në MLS tani u krye. Ndaj jemi shumë të kënaqur dhe mirënjohës për këtë arritje – tha Beckham. – Premtimi ynë ndaj tifozëve tanë në Miami dhe në mbarë botën është i thjeshtë: ekipi do të përpiqet gjithmonë t’ju bëjë krenar në fushë. Stadiumi ynë do të jetë një vend që ju ta shijoni qëndrimin aty dhe ndikimi i skuadrës sonë tek të rinjt të jetë pozitiv”. Ekipi i Majemit pritet të bashkohet me MLS në vitin 2020, por nuk ka ende një datë zyrtare për ditën e fillimit. Në deklaratën e MLS thuhej se informacioni rreth sezonit debutues të ekipit, ku përfshiheshin emri i ekipit, logoja dhe emrat e stafit do të zbulohen në të ardhmen. Shoqëria e udhëhequr nga Beckham ka siguruar edhe tokën për të ndërtuar një stadium prej 25,000 vendësh në zemër të qytetit. “Thuhet se gjërat e mëdha vijnë tek ata që presin dhe ne ju falënderojmë për pritjen dhe durimin që patët për këtë ditë,” – tha Garber para tifozëve. Inisiativa e Beckham me Garber nisi para 11 vitesh kur morën liçencat pasi paguan një shifër prej 100 milionë dollarësh më pas për të marrë ekipin e majemit.

Sicred