KRYEFAQJA » LAJME » Bota » MI5 vë alarmin: Europa është e kërcënuar nga sulmet terroriste të ISIS

MI5 vë alarmin: Europa është e kërcënuar nga sulmet terroriste të ISIS

Shefi i shërbimit të sigurisë së Britanisë së Madhe, MI5, paralajmëron se grupi terrorist i shtetit islamik po synon të kryejë sulme shkatërruese dhe më të ndërlikuara në Europë, pas humbjes së territoreve që dikur kontrollonte në Lindjen e Mesme. Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Endrju Parker, do ta bëjë këtë të ditur gjatë një takimi me shefat europianë të sigurisë në Berlin. Pritet që zoti parker të njoftojë se në Britaninë e madhe janë parandaluar 12 sulme terroriste që nga sulmi i vitit 2017 në Uestminstër. Fjalimi i zotit Parker vjen pasi një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga një person i armatosur me thikë në Paris, sulm i cili u mor përsipër nga ISIS. Në dhjetor të vitit të shkuar, Parker kishte raportuar se nëntë sulme terroriste ishin parandaluar nga shërbimet e sigurisë dhe policia britanike gjatë 2017. Ndërsa shifra e rishikuar e të hënës e rrit numrin e sulmeve të mbetura në tentativë në Britaninë e Madhe në 25 që nga viti 2013. Shefi i shërbimit të sigurisë do të shprehet se ai beson tek aftësitë e vendeve për t’i luftuar këto kërcënime sepse fuqia e sistemeve demokratike, rezistenca e shoqërive dhe vlerave që Britania ndan me partnerët evropianë, është e pathyeshme, ndërsa do t’u bëjë thirrje agjencive agjencitë europiane të inteligjencës të mbështeten mbi bashkëpunimin mes tyre më shumë se kurrë. Ai gjithashtu do të dënojë sulmin me agjent nervor ndaj ish-agjentit rus Sergej Skripal, për të cilin vendi i tij bën fajtor Rusinë. Në fjalimin e tij, Parker do të akuzojë Kremlinin për shkelje flagrante të rregullave ndërkombëtare, ndërsa do ta përshkruajë vrasjen e mbetur në tentativë të Skripal dhe vajzës së tij si një aktivitet dashakeq të qëllimshëm dhe të shënejtruar që rrezikon ta bëjë Rusinë akoma më të izoluar.

Sicred