KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » MF: Borxhi publik ulet nën 70 përqind

MF: Borxhi publik ulet nën 70 përqind

Të dhënat e fundit zyrtare të Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se për herë të parë pas vitit 2014, borxhi publik zbriti nën nivelin 70 % të prodhimit kombëtar. Në fund të vitit 2017, borxhi i qeverisë rezulton 69.9 % e prodhimit të brendshëm bruto, duke rënë me 2.44 pikë përqindje në raport me vitin 2016. Ky është viti i dyte që niveli i borxhit publik po njeh rënie, pas shifrës rekord prej 73% që arriti në vitin 2015.
Sipas ekspertëve të ministrisë së financave rënia e stokut të borxhit i dedikohet zgjerimit të ekonomisë, por edhe forcimit të monedhës tonë kombëtare kundrejt valuave të huaja. Por megjithëse shifra e borxhit të qeverisë është në rënie, për Fondin Monetar Ndërkombetar dhe Bankën Botërore niveli aktual i borxhit është shqetësues. FMN dhe Banka Botërore kanë kërkuar vazhdimisht uljen e tij pasi e vlerësojnë si rrezikun kryesor të rritjes ekonomike. Nga ana tjetër qeveria është angazhuar që borxhi publik të ulet në 60 % të prodhimit kombëtar në vitin 2021.

Sicred