KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Metis: Qëllimi i Uashingtonit nuk është lufta me Korenë e Veriut
Metis: Qëllimi i Uashingtonit nuk është lufta me Korenë e Veriut

Metis: Qëllimi i Uashingtonit nuk është lufta me Korenë e Veriut

Qëllimi i Uashingtonit nuk është lufta, pasi ai kërkon të zbusë tensionin ushtarak me Penianin. Kështu u shpreh sekretari amerikan i mbrojtjes Xhim Metis këtë të premte. Tensioni është përshkallëzuar në gadishullin korean pasi presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri koreano verior Kim Jong-Un kanë shkëmbyer kërcënime për luftë dhe ofendime personale, duke alarmuar kështu globin. Por sekretari i mbrotjes Metis, i cili vizitoi zonën e demilitarizuar gjatë një udhëtimi në Korenë e Jugut, theksoi se SHBA-të janë të angazhuara për një zgjidhje diplomatike. “Siç e ka bërë të qartë edhe sekretari i shtetit Tillerson, qëllimi ynë nuk është lufta, por denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i gadishullit korean” deklaroi Metis.
Sekretari amerikan i mbrojtjes gjithashtu theksoi se sëbashku me homologun e tij koreano jugor kishin bërë të qartë angazhimin e përbashkët për një zgjidhje diplomatike për t’iu adresuar sjelljes së jashtëligjshme të Koresë së veriut. Deklarata e Metis erdhi një ditë pasi ai tha se Uashingtoni nuk po nxitonte për luftë dhe po konsideronte një zgjidhje paqësore. Presidenti amerikan, Donald Tramp, do të vizitojë Seulin në 7 dhe 8 nëntor, dhe e gjithë vemendja pritet të fokusohet në mesazhin që ai do të japë për Veriun dhe Kim Jong-un.

Sicred