KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Metis: Kina po dislokon raketa në Detin e Kinës së Jugut

Metis: Kina po dislokon raketa në Detin e Kinës së Jugut

Kina po dislokon raketa në Detin e Kinës jugore për të trembur dhe ushtruar presion ndaj fqinjëve të saj. Nga një samit për sigurinë që u mbajt në singapor, sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Metis tha se veprimet e Pekinit të ngrinin dyshime për qëllimet e tij më të gjera. – Pavarësisht pretendimeve të Kinës për të kundërtën, vendosja e sistemeve të saj të armëve në Detin e Kinës së Jugut është drejtpërdrejt e lidhur me përdorimin e tyre ushtarak që synon trembjen dhe presionin, – u shpreh Metis. Gjenerali Metis gjithashtu tha se administrata tramp dëshironte një marrëdhënie konstruktive me Kinën, por do të konkurronte me të fuqimisht nëse do të ishte e nevojshme. Ai theksoi se SHBA-të e pranojnë se Kina ka një rol për të luajtur në rajon. Kina ka ndërtuar ishuj të vegjëj dhe struktura të tjera detare në godinat ushtarake në atë zonë. Muajin e shkuar, Pekini bëri të ditur se për të parën herë kishte ulur avionë bombardues në Ishullin Woody, duke shkaktuar paralajmërimet e Amerikës për destabilizim të rajonit. Deti I Kinës së Jugut, një rrugë kyce tregtare është subjekt i pretendimeve për mbivendosje nga gjashtë shtete. Ishulli Woody, të cilin Kina e quan Jonshing, pretendohet edhe nga Vietnami dhe Tajvani. Gjatë fjalës së tij në samit, shefi amerikan i mbrojtjes gjithashtu bëri të ditur se cështja e trupave amerikane në Korenë e Jugut nuk ishte për t’u diskutuar gjatë samitit që do të mbahet këtë muaj mes presidentit Tramp dhe liderit koreano verior Kim Jong Un, duke shtuar se SHBA-të dëshironin denuklearizimin e plotë të gadishullit korean. Ndërsa sekretari koreano jugor i mbrojtjes u shpreh në samit se forcat amerikane në Korenë e Jugut ishin një cështje e ndarë nga cështja bërthamore e Koresë së Veriut. Aktualisht 28 500 trupa amerikane janë të stacionuara në Korenë e Jugut.

Sicred