KRYEFAQJA » LAJME » Meteorologët: Europa Juglindore po freskohet

Meteorologët: Europa Juglindore po freskohet

Një pjesë e Europës Jugore, sipas meteorologëve po fillon të freskohet, pas ditëve të tëra me temperatura përvëluese që karakterizuan valën e të nxehtit me emrin “Luçifer”. Në disa pjesë të Spanjës jugore dhe në Mesdhe, temperaturat po bien disi, por situata mbetet e njëjtë në zonat juglindore të kontinentit.
Pjesë të Greqisë dhe Maqedonisë kanë shpallur gjendjen e emergjencave, për shkak të frikës se qindra zjarre të dala jashtë kontrollit gjatë fundjavës mund të vazhdojnë të përhapen.
Në Itali janë 3 viktimat në aksidente, gjatë stuhive të dhunshme që pasuan valën e jashtëzakonshme të të nxehtit në pjesët veriore të vendit. Raportet më të fundit parashikojnë se pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Lindore do të kenë diell ditët e ardhshme. Sidoqoftë do të ketë edhe reshje të izoluara shiu në terrenet më të larta, në Itali dhe Europën Juglindore.
Temperaturat maksimale do të jenë 30 gradë në Spanjën jugore dhe Itali. Ndërkohë që meteorologët konfirmojnë se, ndërsa retë dhe shiu do të bëjnë që temperaturat në Europën Perëndimore të bien disi, Europa Lindore do të vazhdojë të regjistrojë temperatura mbi normalen. Nuk parashikohet sipas tyre të jetë aq nxehtë sa ditët e shkuara, por temperaturat maksimale do të vazhdojnë të qëndrojnë në rreth 30 gradë Celsius, ndërsa në Europën Juglindore, temperaturat pritet të qëndrojnë mbi mesataren e sezonit.

Sicred