KRYEFAQJA » LAJME » Metaliaj: Qeveria Rama ka mashtruar dhe nuk ka mbajtur premtimin për shëndetësi falas
Metaliaj: Qeveria Rama ka mashtruar dhe nuk ka mbajtur premtimin për shëndetësi falas

Metaliaj: Qeveria Rama ka mashtruar dhe nuk ka mbajtur premtimin për shëndetësi falas

Për të dytën ditë me rradhë Partia Demokratike, më e madhja e opozitës në Shqipëri, vendos në fokus problemet e shëndetësisë. Ajo akuzon qeverinë Rama për mashtrim dhe mosmbajtjes së premtimit për shëndetësi falas. Deputetja demokrate Lindita Metaliaj duke ju referuar raportit të KLSH tha se shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për shëndetësinë pas 5 vjetëve të socialistëve në pushtet. “Mungesa e specialiteteve pranë shërbimeve në spitalet rajonale dhe bashkiake, si dhe mungesa e performancës së shërbimit parësor, ka krijuar rritjen e kostove dhe përqendrimin e pacienteve në qendrën më të madhe universitare, QSUT” citon zonja Metaliaj nga konkluzionet e KLSH-së. Sipas saj ?Raporti i KLSH provon atë që vuan sot çdo shqiptar i zakonshëm: shtrenjtimin e një shërbimi më të keq shëndetësor. Dhënia me konçesion e shëndetit të shqiptarëve nga Edi Rama është arsyeja kryesore e përkeqësimit të përditshëm të shëndetësisë”.

Sicred