KRYEFAQJA » LAJME » Meta-Zgjedhjet në qershor bashkë me opozitën

Meta-Zgjedhjet në qershor bashkë me opozitën

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka këmbëngul për zgjedhje me të gjitha partitë, përfshirë opozitën. Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Rama në grupin e PS, kreu i Kuvendit u shpreh se pluralizmi ka ardhur që në dhjetor të 1990. “Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike, të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm” tha zoti Meta. Ai i bëri këto deklarata gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të shkollës “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe ministren e arsimit Lindita Nikolla inspektuan ambientet e brendshme të shkollës. Gjithashtu me herët, kryeparlamentari zhvilloi një takim pa praninë e medias me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në selinë e ambasadës italiane.

Sicred