KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Votimi kundër SHBA-së , nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe qëndrim e konsensus mbarëkombëtar
Meta: Votimi kundër SHBA-së , nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe qëndrim e konsensus mbarëkombëtar

Meta: Votimi kundër SHBA-së , nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe qëndrim e konsensus mbarëkombëtar

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka vlerësuar se votimi i Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së lidhur me statusin e Jeruzalemit, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.
Në një reagim për shtypin zëdhënësi si tij Tedi Blushi bëri të ditur se “Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar”.
“Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar” vlerësohet në reagim.
“Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara” dhe se “Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës”.
Një ditë më parë menjëherë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në rezolutën anti Tramp, Ministria për Europën dhe Punët e jashtme deklaroi se vota “…reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë çështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian” spjegoi MEPJ votën e Shqipërisë kundër vendimit Tramp për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. .

Sicred