KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Meta vlerëson Kongresin e Manastirit në 110 vjetorin e mbajtjes së tij
Meta vlerëson Kongresin e Manastirit në 110 vjetorin e mbajtjes së tij

Meta vlerëson Kongresin e Manastirit në 110 vjetorin e mbajtjes së tij

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Kongresin e Manastirit, i cili 110 vjet më parë njësoi përdorimin e alfabetit të gjuhës shqipe. “Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështire edhe shpallja e Pavarësise së Shqipërisë” shprehet zoti Meta i cili ndodhet në Manastir për të përkujtuar këtë ngjarje. Ai është pritur nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia dhe Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi. Në mënyrë simbolike, Presidenti Meta ka shpërndarë 110 abetare për fëmijët shqiptarë të Manastirit ndërsa ka uruar mbarë kombin për 110 vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe.”Shqiptarët janë faktor progresist në shërbim të paqes, stabilitetit dhe integrimit tërajonit” është shprehur presidenti Ilir Meta gjatë kësaj vizite.

Sicred