KRYEFAQJA » LAJME » Meta vendos kthimin për rishqyrtim të ligjit “Për buxhetin e vitit 2019”
Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve e veçmas politikës për dialog e për të lënë pas konfliktet e vazhdueshme dhe rraskapitëse të vitit që po mbaron. Në mesazhin e përcjellë mes rrjeteve sociale zoti Meta uron që viti 2019 të realizojë dëshirën e madhe të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. "Sot, në ditën e fundit të vitit 2018 uroj sinqerisht të lemë pas të gjitha vështirësitë, pamundësitë e ndasitë, konfliktet e vazhdueshme dhe rraskapitëse të vitit që po mbaron, për të ndërtuar një dialog të qëndrueshëm, të shëndetshëm e të gjithanshëm mes nesh, për të na sjellë të gjithëve, më shumë përkushtim dhe vëmëndje ndaj gjërave të mira e të bukura, më shumë vullnet, forcë e përgjegjësi, më shumë energji, mençuri dhe besim për të qenë së bashku në sfidat tona dhe më shumë vizion e përpjekje për suksese të përbashkëta" shprehet zoti Meta. "Uroj që Viti 2019 të realizojë dëshirën e madhe të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe të na sjellë më pranë ëndrrën e bukur të të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve, “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”, duke na ftuar, gjithë secilin prej nesh, të dhurojmë më shumë dashuri për njëri-tjetrin, fëmijët tanë, prindërit e të afërmit, fqinjët e miqtë tanë, për familjen shoqërinë e vendin tonë të mrekullueshëm!" shkruan kreu i shtetit.

Meta vendos kthimin për rishqyrtim të ligjit “Për buxhetin e vitit 2019”

Po ndjek me vëmendje situatën politike më të fundit në vend edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili thotë se ka besim se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik. Ndaj në një njoftimin për mediat, në faqen zyrtare të presidencës, kreu i shtetit njofton se ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”. “Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018, ka vendosur ,“Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.” Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës, me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik. Por, për kreun e qeverisë Edi Rama, kthimi i buxhetit është “interesant”. Dhe kjo sipas tij, pas prezantimit të kërkesave të lëvizjes socialiste për integrim, parti që kryetari i shtetit e drejtoi për 13 vite. Rama u shpreh në lidhje me reagimin e Presidentit kështu: “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes.” Kuvendi miratoi më 3 dhjetor buxhetin e shtetit për vitin 2019 pa prezencën e opozitës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com