KRYEFAQJA » LAJME » Meta uron Gjkukanoviç: Fitorja juaj-garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal

Meta uron Gjkukanoviç: Fitorja juaj-garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka uruar zotin Milo Gjukanoviç për zgjedhjen e tij si President i Malit të Zi, duke e cilësuar si një mbështetje e qartë për konsolidimin e orientimit euroatlantik dhe evropian të vendit, si dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Në një letër urimi drejtuar zotit Gjukanoviç , zoti Meta shpreh bindjen se “…gjatë mandatit Tuaj në drejtimin e Malit të Zi, marrëdhëniet e shkëlqyera e të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve tona do të forcohen dhe zgjerohen edhe më tej”. Kreu i shtetit shqiptar, cili në prag të zgjedhjeve në vendin fqinj me Shqipërinë u bëri thirrje shqiptarëve të votonin zotin Gjukanoviç, shkruan në letër se ” ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën time për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të këtij bashkëpunimi, por edhe për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë të përbashkët, ku dy vendet tona po japin një shembull të shkëlqyer”. Presidenti Meta i shpreh ndërkohë zotit Gjukanoviç “…dëshirën për t’Ju takuar në një rast sa më të parë”.

Sicred