KRYEFAQJA » LAJME » Meta uron Erdoganin për rizgjedhjen si president
Meta uron Erdoganin për rizgjedhjen si president

Meta uron Erdoganin për rizgjedhjen si president

Presidenti shqiptar Ilir Meta i ka shprehur urimet e tij presidentit të rizgjedhur të Turqisë Rexhep Taip Erdogan . “Shpreh besimin e palëkundur se, gjatë mandatit Tuaj të ri, marrëdhëniet historike e tradicionalisht miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve tanë, do të forcohen edhe më shumë” shkruan zoti Meta. “Jam i sigurt se, falë vëmendjes së madhe e të veçantë që i kushtoni bashkëpunimit me Shqipërinë, këto marrëdhënie do të intensifikohen e do të thellohen edhe më shumë. Ju siguroj për vullnetin dhe gatishmërinë time për të vijuar bashkëpunimin me Ju e për t’i çuar më tej këto marrëdhënie” shton më tej ai.
“Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer që Ju dhe Turqia i keni dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Shqiptarët janë mirënjohës dhe do të jenë solidarë me Ju dhe popullin mik turk në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që kërcënon paqen dhe stabilitetin e Turqisë” vlerëson presidenti shqiptar Ilir Meta në mesazhin e urimit drejtuar presidentit të rizgjedhur të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Sicred