KRYEFAQJA » LAJME » Meta uron besimtarët bektashinj në prag të festës së Sulltan Novruzit
Meta uron besimtarët bektashinj në prag të festës së Sulltan Novruzit

Meta uron besimtarët bektashinj në prag të festës së Sulltan Novruzit

Në prag të festës së Sulltan Novruzit, presidenti Ilir Meta, ka përcjellë urime për besimtarët bektashinj. Gjatë fjalës në simpoziumin kushtuar figures së Imam Aliut, kreu i shtetit, ka vlerësuar mesazhet e shpresës mirëkuptimit, paqes e harmonisë që përcjell bektashizmi. Në mënyrë të veçantë presidenti Meta vlerësoi kontributin, sakrificat dhe mundin e shumë bektashinjve që e shndërruan këtë besim ndër shekuj, në burim dialogu e tolerance, në faktor të rëndësishëm kulture e patriotizmi. Duke çmuar si proverbiale harmoninë midis feve në Shqipëri presidenti Meta vlerësoi edhe largpamësinë e themeluesve të Shtetit Shqiptar që u kujdesën që shteti të ngrihej mbi të gjitha besimet dhe në radhë të parë mbi unitetin kombëtar.

Sicred