KRYEFAQJA » LAJME » Meta u dorëzon flamurin kuqezi Olimpistëve shqiptarë
Meta u dorëzon flamurin kuqezi Olimpistëve shqiptarë

Meta u dorëzon flamurin kuqezi Olimpistëve shqiptarë

Shqipëria do të marrë pjesë me dy sportistë, Suela Mëhillin dhe Erjon Tolën, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”. Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i dorëzoi të premten në mesditë Flamurin Kombëtar delegacionit sportiv shqiptar që do përfaqësojë vendin tonë në këtë Olimpiadë, që do të zhvillohet në Korenë e Jugut nga data 9, deri më 25 shkurt 2018. Presidenti i Republikës, pasi i dorëzoi Flamurin Kombëtar skiatores Suela Mëhilli, duke u uruar njëkohësisht fat dy sportistëve kuqezi. Ndërkaq, më herët të premten, të ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, dy skiatorët kanë rrëfyer fillesat e tyre me sportet dimërore.Tola ka bërë thirrje për më tepër mbështetje për sportistët shqiptarë. Të dy sportistët kanë synime për Olimpiadën koreanojugore. Sikundër çdo veprimtari madhore sportive, edhe kjo Olimpiadë Dimërore do të sillet e gjitha për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred