KRYEFAQJA » LAJME » Meta : “Trashëgimia arbëreshe, së bashku me bartësit e vet, të regjistrohet në UNESCO”
Meta : "Trashëgimia arbëreshe, së bashku me bartësit e vet, të regjistrohet në UNESCO"

Meta : “Trashëgimia arbëreshe, së bashku me bartësit e vet, të regjistrohet në UNESCO”

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka mbështetur nismën që trashëgimia arbëreshe, së bashku me bartësit e vet, të regjistrohet në UNESCO. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri gjatë një vizitë në Universitetin e Kozencës në Kalabri. “Ne duhet të bëjmë shumë më tepër për ju. Këtu kam parasysh mbi të gjitha mbështetjen e nismës që trashëgimia arbëreshe, së bashku me bartësit e vet, të regjistrohet në UNESCO” tha zoti Meta pasi më parë kishte vlerësuar me superlativa kontributin e arbëreshëve dhe universitetit kalabrez. “Për fat të mirë edhe autoritetet italiane e duan dhe e çmojnë këtë nismë. Angazhimin e demonstruam shumë qartë dje me Presidentin Mattarella, i cili ma konfirmoi këtë vullnet dhe dëshirë” tha zoti Meta. “Arbëreshët mbajtën gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe rrojtën prej nderit e lavdise së tij” theksoi presidenti shqiptar.

Sicred