KRYEFAQJA » LAJME » Meta thirrje BE: Hapni sa më parë negociatat me Shqipërinë
Meta thirrje BE: Hapni sa më parë negociatat me Shqipërinë

Meta thirrje BE: Hapni sa më parë negociatat me Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta ripërsëriti të mërkurën kërkesën unanime në emër të të gjithë aktorëve institucionalë dhe politikë në Shqipëri drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke siguruar për vazhdimin e reformave në 5 prioritetet kyçe. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri gjatë një takimi me Komitetin e Çështjeve Politike dhe të Sigurisë së Këshillit të BE-së, të përbërë nga ambasadorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Presidenti Meta theksoi se politika e jashtme dhe e sigurisë së Shqipërisë është plotësisht e harmonizuar me Bashkimin Evropian, dhe se e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin operacional dhe strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në përballjen me sfidat dhe rreziqet e sigurisë. Ai vuri në dukje rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal dy dhe shumë palësh, duke çmuar se ky është një kontribut i drejtpërdrejtë për të ardhmen evropiane të vendit dhe të të gjithë rajonit.

Sicred