KRYEFAQJA » LAJME » Meta : Të vazhdojmë Reformën në Drejtësi dhe të realizojmë me standardet më të larta zgjedhjet më 18 qershor
Meta : Të vazhdojmë Reformën në Drejtësi dhe të realizojmë me standardet më të larta të zgjedhjeve më 18 qershor

Meta : Të vazhdojmë Reformën në Drejtësi dhe të realizojmë me standardet më të larta zgjedhjet më 18 qershor

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta, ka bërë thirrje për vazhdimin e Reformës në Drejtësi në mënyrën më kushtetuese, ligjore dhe transparente, ndërsa e ka cilësuar të rëndësishëm vazhdimin e dialogut politik për të garantuar standardet më të larta evropiane në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zoti Meta i bëri komentet e tij pasditen e së më mërkurës, një ditë pas darkës me kryeministrin Edi Rama. Ai tha se takimi me zotin Rama ishte një takim rutinë pune dhe se në fokus të diskutimeve ka qenë Reforma në Drejtësi. Zoti Meta përsëriti se “Negociatat nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i vettingut dhe pa u realizuar zgjedhjet me standarde të larta në 18 qershor”.
I pyetur nëse takimi midis tij dhe zotit Rama ka zyrtarizuar koalicionin, zoti Meta u përgjigj “Të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori të japë standardin më të lartë të zgjedhjeve”. Duke vlerësuar protestën e opozitës, zoti Meta nënvizoi se dialogu me të është i rëndësishëm për integrimin europian. “Dialogu me opozitën është kyç për integrimin në BE. Parlamenti në radhë të parë është i opozitës, mazhoranca ka edhe qeverinë” tha ai. Sipas zotit Meta opozita “Është e mirëpritur që të çojë përpara kërkesat e saj. Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Duhet të rritet besimi i shqiptarëve tek zgjedhjet dhe të përmirësohet klima politike” tha kreu i parlamentit shqiptar dhe kreu i LSI, partia e dytë e madhe e koalicionit qeveritar.

Sicred