KRYEFAQJA » LAJME » Meta : Të punojmë që Shqipëria të hapi negociatat me BE, dhe kosovarët të lëvizin lirshëm brenda tij
Meta : Të punojmë që Shqipëria të hapi negociatat me BE, dhe kosovarët të lëvizin lirshëm brenda tij

Meta : Të punojmë që Shqipëria të hapi negociatat me BE, dhe kosovarët të lëvizin lirshëm brenda tij

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka bërë thirrje për unitet politik dhe gjithë përfshirje mbarë shqiptare, pa të cilat sipas tij, nuk mund të projektohen qëllimet madhore atdhetare dhe nuk mund të përballen sfidat e çdo kohe dhe të çdo lloj natyre. Duke folur në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë me rastin e festave të nëntorit, zoti Meta tha se “Këto momente kulmore të historisë së lavdishme të popullit shqiptar na shërbejnë për reflektime të mëdha në mobilizimin e energjive mbarëkombëtare, për ruajtjen e lirisë dhe pavarësisë, për konsolidimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e qeverisjes, forcimin e institucioneve, respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian”.
Presidenti Meta riafirmoi vullnetin e vendosmërinë e Shqipërisë për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe bashkëpunimin e palëkundur me aleatët në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. “Ne besojmë dhe do të punojmë që viti 2018 do të kurorëzojë përpjekjen tonë për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe njëkohësisht të garantojë të drejtën legjitime të qytetarëve të Kosovës për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen” tha zoti Meta.

Sicred