KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Të lemë polemikat, të arrijmë çeljen e negociatave!
Meta: Të lemë polemikat, të arrijmë çeljen e negociatave!

Meta: Të lemë polemikat, të arrijmë çeljen e negociatave!

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare të evitojë të gjitha polemikat dhe të përqëndrohet të rezultatet në mënyrë që Këshilli i Europës të pranojë rekomandimin e Komisionit Europian për të çelur negociatat me Shqipërinë. “Unë mendoj se në këtë moment është e rëndësishme të evitojmë çdo lloj polemike dhe të përqëndrohemi tek demonstrimi i rezultateve në javët që vijnë sepse besoj që kjo do të ishte rruga më e mirë që ky rekomandim pozitiv i komisionit të kthehet në vendim dhe për vendet e Këshillit” tha zoti Meta të martën gjatë një vizite në qytetin e Përrenjasit. “Jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që këshilli të mbështesë plotësisht këtë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë” tha ai.

Sicred