KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Të forcojmë dhe përsosim torelancën fetare
Meta: Të forcojmë dhe përsosim torelancën fetare

Meta: Të forcojmë dhe përsosim torelancën fetare

Presidentit Ilir Meta ka bërë thirrje për forcimin dhe përsosjen e tolerancës fetare për të inkurajuar bashkëjetesën, dialogun dhe bashkepunimin në vend. Zoti Meta i beri deklaratat e tij gjatë ceremonisë së prezantimit të studimit “Toleranca fetare në Shqipëri”, i realizuar nga Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim dhe PNUD. “Institucionet shtetërore sot kanë detyrë dhe obligim mbështetjen e institucioneve fetare në vend, sepse roli i shtetit për të ruajtur dhe inkurajuar në të ardhmen jo vetëm bashkëjetesën, por dhe dialogun, bashkëpunimin e harmoninë e përditshme mes bashkësive, qytetarëve dhe besimtarëve është i pazëvendësueshëm dhe shumë i rëndësishëm” tha ai. Për kreun e shtetit “Kushtetuta e Shqipërisë garanton të drejtat e Bashkësive Fetare tradicionale në vend si edhe të grupeve më të vogla fetare dhe besimtarëve si individë. Këtë harmoni të shkëlqyer fetare nuk duhet ta marrim të mirëqenë përgjithmonë, por duhet ta forcojmë e përsosim çdo ditë” u shpreh presidenti Ilir Meta.

Sicred