KRYEFAQJA » LAJME » Meta takon reporterët e KiE-së

Meta takon reporterët e KiE-së

Situata politike në vend, avancimi i reformave të sistemit të drejtësisë dhe, mbarëvajtja e zgjedhjeve të ardhshme ishin çështje kryesore të takimit mes kryeparlamentarit Meta dhe, raporterëve të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës. Siç njofton zyra e shtypit e kuvendit, zoti Meta në takim ka theksuar se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët, transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi,në veçanti të ligjit të Vetingut, zbatimin e procesit të dekriminalizimit si dhe, garantimin e standardeve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Sipas tij, vendi ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.