KRYEFAQJA » LAJME » Meta takohet me të rinjt fierak që jetojnë në Tiranë
Meta takohet me të rinjt fierak që jetojnë në Tiranë

Meta takohet me të rinjt fierak që jetojnë në Tiranë

Të rinjtë e sotëm do të përbëjnë një gjeneratë akoma më të suksesshme në politikë. Në një takim me të rinjt nga Fieri që studiojnë në Tiranë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se përfshirja e të rinjve në parlamentin dhe në qeverisjen e ardhshme është e vetmja rrugë për të ndryshuar jetën politike të vendit. Duke vlerësuar angazhimin e të rinjve në politikë, të cilët japin ide të reja për zhvillimin e vendit, kryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim theksoi potencialin e madh që ka rinia e që duhet t’i japë një dinamikë tjetër të ardhmes së vendit.