KRYEFAQJA » LAJME » Meta; Takim me Zv-Kryeministren Bullgarisë
Meta, Takim, me Zv-Kryeministren, e Bullgarisë

Meta; Takim me Zv-Kryeministren Bullgarisë

Kreu i shtetit Ilir Meta dhe zëvëndës-kryeministrja njëherësh ministre e jashtme e Bullgarise ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe, zbatimin e saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Zyrtarët e lartë shprehën dakordësi edhe për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale zhvillimore. Teksa vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e mbështetjes nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe, anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si UNESCO-ja, INTERPOL-i, EUROPOL-i, etj. Kreu i Shtetit shqiptar, duke pasur parasysh qëndrimin e qartë për ripërtëritjen e politikës së zgjerimit si një përparësi e presidencës së ardhshme bullgare të BE-së në gjysmën e parë të 2018-s, shprehu besimin e Sofies zyrtare për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në familjen evropiane.

Sicred