KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Shqipëria sot, më tepër se kurrë ka nevojë për të rinj aktivë
Meta: Konsensus mbarë-kombëtar politik në përzgjedhjen e modelit ekonomik

Meta: Shqipëria sot, më tepër se kurrë ka nevojë për të rinj aktivë

Në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetor, Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur t’i bëjë thirrje të rinjve qe të jenë më aktivë për të mirën e vendit. “Shqipëria sot, më tepër se kurrë ka nevojë për të rinj aktivë”, theksoi ai.
Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij përshëndetëse ne pritjen e dhene me kete rast, u shpreh se, është e papranueshme që edhe sot shumë të rinj e kërkojnë Europën jashtë vendit. “8 Dhjetori është një ditë apeli për të gjithë të rinjtë e sotëm, që të frymëzohen dhe mësojnë nga kurajo, guximi dhe sakrifica e bashkëmoshatarëve të tyre të atëhershëm, në mënyrë që të marrin më shumë përgjegjësi për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Meta. Sipas tij, një vend pa të rinj, është si një familje pa fëmijë. (Sipas ATSH)

Sicred