KRYEFAQJA » LAJME » Meta : Shpresoj në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE
Meta : Shpresoj në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

Meta : Shpresoj në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

Presidenti Ilir Meta ka premtuar se Skrapari “ Shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin”. Ai e bëri këtë deklaratë në ceremonitë festive të organizuara nga Bashkia Skrapar me rastin e çeljes së sezonit turistik.  “Kushdo që viziton Skraparin ndihet i impresionuar nga bukuria e zonës, nga traditat e nga mikpritja dhe mezi presin të rikthehen përsëri këtu. Sigurisht që e ardhmja e Skraparit mbështetet fort te turizmi, te bujqësia, te ruajtja e traditave të kësaj zone në të gjitha sferat” tha zoti Meta.

Presidenti shfrytëzoi rastin  për të kujtuar  9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores ndaj Fashizimit. “Me këtë rast besoj se jemi në një moment pozitiv, i cili me punë dhe me më shumë përqëndrim mund të finalizohet me një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian gjatë muajit qershor “ tha zoti Meta.  “Po të punojmë edhe më mirë të gjithë së bashku do të jemi edhe më të përqendruar te sfidat, me të cilat ndeshet vendi dhe familjet shqiptare. Jam i sigurt se ky vendim mund të jetë shumë i suksesshëm dhe i tillë duhet të jetë”  u shpreh presidenti Meta.

Sicred