KRYEFAQJA » LAJME » Meta shpreh shqetësimin për situatën në Maqedoni
Meta shpreh shqetësimin për situatën në Maqedoni

Meta shpreh shqetësimin për situatën në Maqedoni

Kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta shprehu shqetësimin për sipas tij situatën e rënduar politike në Maqedoni, ndërsa inkurajoi të gjitha forcat politike për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet. Në një deklaratë të tij zoti Meta shprehu keqardhjen për deklaratat e fundit të autoriteteve maqedonase, veçmas të presidentit Ivanov të cilat i konsideroi “retorika nacionaliste anti-shqiptare të cilat cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike – si garanci për stabilitetin e vendit fqinj”. “Shpresoj që gjithë aktorët institucionalë dhe politikë të tregojnë përkushtim për progresin demokratik dhe euro-atlantik të Maqedonisë” përfundon deklarata e zotit Meta për situatën e fundit në Maqedoni.

Sicred